Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur për pakënaqësitë e disa kategorive të punëtorëve shëndetësorë dhe punëtorëve mbështetës, për mos pagesën shtesë prej 300 eurove.
Hoti gjatë një vizite në Ministrinë e Shëndetësisë, ka deklaruar se po punohet për kategorizimin e punonjësve shëndetësorë në bazë të angazhimit të tyre.
“MSH bashkë me SHSKUK-në po punojnë për të bërë përgatitjet dhe kategorizimin në bazë të angazhimit të gjithë stafit shëndetësor dhe besoj që shpejt do të kryhet kjo punë dhe do të marrim vendim”, ka deklaruar Hoti.
Kujtojmë se Qeveria pati marr vendim për pagesë shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë të cilët kanë punuar direkt me Covid gjatë muajve korrik dhe gusht. /Gazeta Shneta/