Natyra ende na ofron ilaçe natyrore për shumë sëmundje, të cilat mund të përmirësojnë ndjeshëm gjendjen tonë shëndetësore.
Hudhra është një prej ilaçeve më të fuqishme natyrore që mund të jenë më efektiv se antibiotikët.
Ky ushqim e mbron trupin tonë nga bakteret, kërpudhat dhe infeksionet, por është më efektiv kur konsumohen në një stomak bosh, shkruan Express.
Kërkimi shkencor ka treguar se trupi juaj do të jetë i mbrojtur më mirë në qoftë se ju hani hudhër në mëngjes përpara se të hahet vakti, sepse ashtu rriten vetitë antibakterialale.
Hudhra ka më shumë se 400 përbërës aktiv; është burim i vitaminave (A, B1, B2, C), mineraleve, fibrave dietetikë, aminoacideve, vajrave esenciale, yndyrnave vegjetale, enzimave, hekurit, jodit, kalciumit, kallajit, squfurit, selenit dhe fosforit.
Por ka një mënyrë tjetër që ju mund ta përdorni atë, shkruan Positivemed.
Ju duhet që ta ndrydhni, vëreni në një copë trakë dhe ngjiteni në lëkurë – më saktësisht në pjesën ku ju keni lythat, në qoftë se ata janë të shkaktuar nga HPV (Human Papilloma Virus).
Ndryshoni trakën rregullisht për dy javë dhe do të shihni efektivitetin e saj. /Gazeta Shneta/