Hudhra mund të jetë e vogël, por përfitimet e saj janë të fuqishme. Është e pasur me vitamina B dhe C dhe mineralet si mangan, selen, hekur, bakër dhe kalium
Në fakt, hudhra ju jep më shumë se sa një erë të keqe, shkruan NM.org përcjell Gazeta Shneta.
Benefitet e saja numërohen si:
– Promovon shëndetin e zemrës
Hudhra mund të ushtrojë veprimtari të uljes së kolesterolit dhe triglicerideve. Kjo dërgon në mbrojtje të përgjithshme për zemrën tuaj, duke përfshirë uljen e kolesterolit dhe uljen e presionit të gjakut. Në fakt, është gjetur se ata që kanë presionin e ulët të gjakut kanë më shumë gjasa të konsumojnë hudhër në dietën e tyre.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
– Përmban karakteristikat (elementet) e luftës kundër kancerit
Dëshmitë e rëndësishme tregojnë se hudhra mund të luajë një rol në parandalimin e kancerit dhe ngadalësimin e progresit të saj.
“Përmbajtja e pasur me fitokemikale të hudhërës jep karakteristikat e uljes së mundshme të kolesterolit dhe të luftimit të kancerit”.
Fitokemikalet janë komponimet kimike të gjetura në bimë që mbrojnë qelizat nga dëmtimet që çojnë në kancer.
– Potencialisht lufton ftohjen e zakonshme
Megjithëse kërkimet janë të kufizuara, disa studime tregojnë se individët kanë më pak gjasa të marrin një ftohje pas marrjes së shtesave të hudhërs. Kjo mendohet të jetë për shkak të përbërësve antimikrobike të hudhërs, të cilat ndalojnë rritjen e organizmave të padëshiruar.
– Vepron si një antibiotik natyral
Hudhra ka veti të rëndësishme antibakteriale që ndihmojnë në mbrojtjen kundër infeksioneve të caktuara. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shtamet rezistente ndaj antibiotikëve. Megjithëse nuk duhet të zëvendësojë trajtimin nga mjeku juaj, hudhra mund të ofrojë përfitime mbrojtëse si shtesë.
– Pastron lëkurën tuaj
Për shkak të komponentëve antibakteriale, hudhra mund të ndihmojë në uljen e ënjtjes dhe inflamacionit nga puçrra e fytyrës. /Gazeta Shneta/