Hulumtim: Pesha e çantave tek fëmijët e shkollave, tejkalon peshën e lejuar

2017-03-23 në ora 07:19

Instituti EdGuard organizon prezantimin e të gjeturave të hulumtimit “Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta”.

Prezantimi i të gjeturave do tu pasohet nga dikutimi me panelistët: Keshilltari Politik i ministrit të Arsimit, Lah Nita, Drejtoresha Pneumi per Arsim, Besa Shahini  dhe Ali Alija, Fizioterapeut.

Një hulumtim i bërë me herët tregon se çantat e nxënëse të shkollave fillore, tejkalojnë peshën e lejuar.

Sipas këtij hulumtimi, nxënësi i klasës së parë, i cili ka peshë trupore mesatarisht 23 kilogramë, e bart çantën mesatarisht 4 kilogramë e 170 gramë. Pesha më e rëndë është 5 kilogramë e 200 gramë, kurse ajo më e lehta 2 kilogram e 300 gramë.

Dallimi ndërmjet peshës së çantës të nxënësve të klasës së parë me ata të klasës së pestë, sipas hulumtimit, është vetëm 100 gramë më e rëndë në peshë çanta e nxënësit të klasës së pestë, krahasuar me çantën e nxënësit të klasës së parë.

Ndërkohë që, sipas standardeve të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, ngarkesa fizike te fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve.

Çdo gjë më e rëndë se aq, mund të jetë e dëmshme për shpinën e fëmijës dhe bart pasoja për të ardhmen.

Një hulumtim i vitit 1984, tregon se çanta e nxënësve të klasës së parë të vitit 1984, ka peshuar për 2 kilogramë më pak sesa çanta e nxënësve të klasës së parë të viteve të fundit.

Çantat e mëdha dhe të mbingarkuara po shkaktojnë jo vetëm lodhje të nxënësve, por edhe dëmtime afatgjatë në shtyllën kurrizore.

Deformimet në boshtin kurrizor të fëmijës, sipas mjekëve, mund të shfaqen për shkak të peshës së rëndë të çantave.