Hulumtimi i ri i publikuar në Diabetologia tregon se sa më i lartë të jetë numri i humbjeve të shtatzanisë që një grua ka, aq më i lartë është rreziku i saj për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Humbja e shtatzanisë është një ngjarje e zakonshme dhe hulumtimet e mëparshme e kanë lidhur atë me zhvillimin e mëvonshëm të sëmundjeve kardiovaskulare dhe dështimin e zemrës, transmeton Gazeta Shneta.
Autorët shprehen se lidhja midis humbjes së shtatzanisë dhe diabetit të tipit 2 mund të jetë kryesisht për shkak të përbërësve të përbashkët imunologjik dhe metabolbik.
“Ndoshta e njëjta sfond gjenetik mund të predispozojë për një rrezik të shtuar si për humbjet e shtatzanisë mund të inicojë një kasakadë imunologjike që gjithashtu mund të çojë në diabet të mëpasshëm të tipit 2”, thanë ata.
Ata tregojnë se gratë me tre ose më shumë humbje të shtatzanisë mund të monitorojnë më shpesh profilin e sheqerit në gjak në mënyrë që të ofrohen këshilla për stilin e jetës për të ulur rrezikun e tyre dhe ndërhyrjet mund t’i aplikojnë herët nëse zhvillohet diabeti.
“Ne gjetëm një lidhje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme midis humbjes së shtatzanisë dhe diabetit më vonë të tipit 2 që u rrit me rritjen e numrit të humbjeve të shtatzanisë. Kështu, humbja e shtatzanisë dhe humbja e përsëritur e shtatzanisë janë faktorë rreziku të rëndësishëm për diabetin e mëpasshëm të tipit 2. Studimet e ardhshme duhet të hulumtojnë nëse kjo është për shkak të faktorëve të zakonshëm të sfondit ose kushteve metabolike prediabetike”, përfunduan ata. /GazetaShneta/