Vaksina COVID nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech vazhdojnë të jenë më shumë se 90% të efektshme, bazuar në studime të ndryshme, tha të mërkurën një zyrtare e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të SHBA-së (CDC).
Një përmbledhje e efikasitetit të vaksinave të ARNm – ato që përdorin ARN mesengjere për të dhënë imunitet organizmit – tregojnë se dy doza sigurojnë imunitet të fortë në një larmi grup-mosha, tha Dr. Katherine Fleming-Dutra nga departamenti i praktikave të imunizimit të CDC-së, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
“Vlerësimet fillestare të efektivitetit të vaksinës COVID-19 nga raportet e botuara së fundmi po demonstrojnë rezultate jashtëzakonisht të qëndrueshme në të gjithë studimet me një larmi metodash dhe popullsish”, tha Fleming-Dutra.
“Një përparësi e rëndësishme e efektivitetit të vaksinave është të kuptohet kohëzgjatja e mbrojtjes së dhënë nga vaksinat Covid-19,” shtoi ajo. “Kjo do të informojë pyetjen në lidhje me nevojën për një dozë përforcuese”.
Një faktor tjetër shqetësus janë edhe variantet të reja. Deri më tani, asnjëra nuk duket se ndikon shumë në efektivitetin e vaksinave.
“Është e rëndësishme të merren parasysh ndryshimet në variantet qarkulluese me kalimin e kohës”, tha Fleming-Dutra. /Gazeta Shneta/