Pothuajse 10 për qind e prindërve të rinj pas lindjes së bebes nuk flenë bashkë.
Në një hulumtim në Britaninë e Madhe me rreth 2 mijë prindër të rinj, një e treta e tyre kanë thënë se nganjëherë flenë bashkë pas lindjes së bebes, ndërsa 6 në 10 prindër flenë bashkë, transmeton Gazeta Shneta.
50 për qind e prindërve thanë se kishin nivel të ulët të energjisë si pasojë e mungesës së gjumit, ndërsa një e treta e tyre deklaruan se lodhja ka pasur ndikim negativ në marrëdhëniet e tyre.
Më shumë se gjysma e prindërve nuk kishin vendosur beben në shtrat me ta.
Megjithatë, një në 12 nëna deklaruan se kishin fjetur me foshnjën derisa i ka mbushur 1 vjeç. /Gazeta Shneta/