Sasi të vogla të karbohidrateve, sasi të vogla të yndyra, pa sheqer…nëse këto janë gjëra që nuk ju tërheqin atëherë dihet se ju e keni hedhur në kosh të plehrave listën e dietës tuaj dhe ju duhet të ndiqni trendin më të ri me këshillat e humbjes së peshës.
Të gjithë e dimë se sa e mërzitshme është të dëgjoni dikë të hajë zhurmshëm. Përtypësit e zhurmshëm janë njerëzit më të mërzitshëm në botë. Mirëpo, a i kushtoni vëmendje vetës dhe zhurmës që bëni kur ju hani?
Hulumtimet e reja në Universitetin e Brighamit të Ri dhe Universiteti Shtetëror i Kolorados tregon se celësi i humbjes së peshës pa dieta të mërzitshme është tek zhurma që ushqimi juaj bën kur ju e hani dhe e përtypni atë, transmeton Gazeta Shneta.
Efekti i zhurmës “Crunch Effect” siç e quajnë hulumtuesit, tregon se ju jeni të prirur të hani më pak kur jeni të vetëdijshëm për zhurmën që e bën ushqimi juaj kur ju e hani dhe e përtypni atë.
Kështuqë nëse ju përtypeni zhurmshëm në koret e ushqimit tuaj, ju jeni të prirur të hani më pak në krahasim me ata që hanë më kujdes dhe pijnë në qetësi supën e ngrohtë.
Gjithsesi ky trik i humbjes së peshës për të pasur efekt, ju duhet të hani në një vend ku nuk ka zhurma të tjera. Do të thotë nuk ka tinguj të muzikës kur ju hani dhe nuk duhet të qëndroni para televizorit.
Një nga hulumtuesit shpjegon:
“Kur ju e maskoni tingullin e konsumit, për shembull duke ngrënë ushqim dhe duke shikuar televizor, ju e largoni ndjesinë që ju shtynë juve të hani më pak se sa që hani në gjendje normalë.”
Ideja e përgjithshmë e kësaj është se nëse hani në një ambient të qetë, ju do të vetëdijesoheni se çka jeni duke ngrenë. Ditët e ngrënies pa tru kanë mbarur, një vetëdije për ushqyerjen e mirë dhe të kujdesshme do të thotë humbje e peshës pa dietë.
Ryan Elder, profesor asistent i marketingut ne Shkollën e Menaxhmentit Marriot shton: “Efekti mund të mos duket aq i madh – vetëm një kifle më pak – por gjatë një jave, një muaji dhe një viti, ai vërehet.” /Gazeta Shneta/