Covid-19 ia mori jetën edhe specialistit të mjekësisë familjare në QKMF Prizren, Dr.Sebajdin Smani.
Lajmin për humbjen e Dr.Smanit e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës në një postim në faqen zyrtare të tyre shkruan GazetaShneta.
Dr.Smani, 56 vjeçar, ishte specialist i mjekësisë familjare dhe i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Prizren.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllime për familjarët, kolegët dhe miqtë e tij./GazetaShneta/