Humb jetën 3 vjeçari pasi goditet nga autobusi në Ferizaj

2017-07-05 në ora 10:03

Një fëmijë 3 vjeçar, shtetas i Shqipërisë, është goditur për vdekje nga një autobus në Ferizaj të martën në mbrëmje.

Sipas njoftimit të policisë, ngasësi i autobusit, një 64 vjeçar me inicialet B. P, ka filluar lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë ka goditur fëmijën trevjeçar

Fëmija me inicialet A.K. kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.

Sipas raportit, mjeku kujdestar në QKUK ka lajmëruar policinë se viktima nuk ka arritur që t’i përballojë lëndimet dhe ka ndërruar jetë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.