Humbi betejën me kancerin, por arriti të lind binjakët

2017-04-30 në ora 19:55

Historia e një nëne e cila ka arritur të mundë për të dytën herë kancerin, dhe ka ndërruar jetë vetëm një ditë pasi lindi binjakët e saj ka prekur miliona njerëz. Jamie Snider quhej vajza nga Kalifornia, historia e të cilës mishëron  tek ajo, sakrificën dhe forcën e nënës për fëmijët e saj.

Gjatë shtatzënisë ajo vazhdonte t’i nënshtrohej kimioterapisë për të parandaluar një stad më të avancuar të sëmundjes së rëndë, që me sa duket, i ishte kthyer për të dytën herë. Gruaja, e cila kishte dhe 2 vajza më të mëdha, e kishte fituar njëherë betejën më kancerin, por fatkeqsisht, sëmundja u rikthye gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë.

/“Ajo bëri çfarë mundi. Mjekët nuk mund t’i bënin shumë kimio, sepse kjo do të ndikonte tek fëmijët. E gjithë kjo është një situatë e vështirë. Ajo donte të ishte e sigurtë që fëmijët e saj do të jetonin”,/ shprehet vëllai i Jamie.

Vetëm një ditë pasi ka sjellë një jetë binjakët e saj, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e pushimit të zemrës. Por ajo që i ka ngushëlluar të gjithë ishte fakti që nëna mundi t’i shihte dhe të qendronte për pak me vogëlushët e saj, të cilët duket se ishin krejtësisht të shëndetshëm edhe pse të lindur në kushte të vështira./Anabel