Humbja e flokëve pas lindjes është normale dhe e përkohshme.
Shumica e grave rikthehen në ciklin e zakonshëm të rritjes së flokëve ndërmjet 6 deri në 12 muaj pas lindjes, këshillon Dr Drita Kabashi.
Shumë nëna të reja vërejnë rënien e flokëve pas tre muajve të lindjes. Normalisht, rreth 85-95% e flokëve tuaj janë në fazën e rritjes në çdo moment, por ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë nxisin një rritje në përqindjen e flokëve në fazën e rritjes.
Si rezultat, shumë femra gëzojnë flokë më të trashë gjatë shtatzënisë, pasi rritja e flokëve është më shumë se normale. Kjo vlen e njëjta gjë edhe për rënien e flokëve.
Me lindjen e fëmijës tuaj (dhe ndryshimeve hormonale që shoqërojnë lindjen), një numër më i madh i qimeve hyjnë në fazën e pushimit. Meqenëse faza e pushimit pasohet nga rënia e flokëve, nënat e reja do të përjetojnë humbje më të madhe se normale të flokëve sapo të përfundojë faza e pushimit.
Humbja e flokëve zakonisht fillon rreth tre muaj pas lindjes. Koha midis lindjes dhe fillimit të rënies së flokëve korrespondon me gjatësinë e fazës së pushimit të rritjes së flokëve (ndërmjet 1 dhe 6 muaj, me një mesatare prej tre muajsh).
Humbja e flokëve mund të duket më ekstreme nëse flokët tuaj janë rritën shumë më tepër se normalja gjatë shtatzënisë. Shumica e grave do të kthehen në ciklin e zakonshëm të rritjes së flokëve brenda gjashtë muajve, ose midis 6 dhe 12 muajve pas lindjes.
Humbja e tepërt e flokëve mund të shkaktohet nga gjendjet e zakonshme dhe të lehta për t’u korrigjuar pas lindjes, si hipotiroideja apo anemia.
Çfarë mund të bëni gjersa prisni që flokët tuaj të kthehen në ciklin normal të rritës?
• Prejini/rregulloni flokët. Disa nga nënat vendosin që t’i prejnë flokët më shkurtë gjatë kësaj periudhe.
• Eksperimentoni me stile të ndryshme flokësh.
• Përdorini shampot të kualitetit të lartë
• Shmangni përdorimin e krehrit
Për të konsultuar apo caktuar termin me Dr Drita Kabashi në Prishtinë apo Suharekë mund të kontaktoni përmes numrit të telefonit: 044/049 379 111.