Eva Fraser ka mësuar mijëra burra dhe gra për ushtrimin e fytyrës së tyre, të cilat do t’i cekim më poshtë.
Para se të filloni:
Para se të filloni ushtrimet, bëni disa nxemje në mënyrë që të mos shtypni asnjë muskul të fytyrës. Uluni dhe merrni frymë thellë shkruan Natural Medicine Box, transmeton Gazeta Shneta.
Ushtrimet e qafës:
Gjatë këtyre ushtrimeve preferohet të mbahet drejtë shtylla kurrizore. Butësisht lëvizni kokën përpara dhe pastaj prapa tri herë. Mbani nofullën të relaksuar dhe merrni frymë thellë.
Pastaj, ktheni kokën tuaj nga njëra anë në tjetrën për të parë mbi shpatullat tuaja. Bëjeni këtë lëvizje tri herë. Lëvizjet duhet të jenë të buta.,
Ulni pjesën e veshit tuaj të djathtë në shpatullën tuaj të djathtë dhe mbajeni deri në pesë sekonda. Bëni të njëjtën gjë në të majtë. Përsëriteni të njëjtën gjë tri herë në stërvitje.
Mbajeni kokën statike dhe lëvizni vetëm sytë tuaj duke shikuar lartë për pesë sekonda.Praktikojeni të njejtën gjë edhe duke shikuar poshtë. Përsëritni ushtrimin tri herë.
Mbajeni kokën drejt dhe shikoni në të majtë për pesë sekonda. Përsëriteni të njëjtën gjë duke shikuar në të djathtë dhe bëni të njëjtën stërvitje tre herë.
Pastaj, shikoni diagonalisht në të majtë dhe pastaj poshtë në të majtë. Përsëriteni atë tri herë dhe pastaj përsëritni ushtrimin edhe në të djathtë.
Ushtrimet duhet t’i përsëritni katër herë në ditë./Gazeta Shneta/