Autoritetet hungareze kanë miratuar dy vaksina anti covid, nga Okfsord/AstraZeneca dhe Sputnik V Covid-19 të Rusisë.
Tutje, autoritetet kanë njoftuar se Hungaria është vendi i parë evropian që miraton dy vaksinat për përdorim shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Mirëpo, sipas tyre vaksina Oksford/AstraZeneca duhet të pres një vendim nga Agjencia Evropiane e Barnave para se të filloj administrimi i saj.
“Shpresojmë se vaksina të jetë në dispozicion nga shumë vende, në mënyrë që të ketë sasi të mjaftueshme”, shtoi zëdhënësi.
Në një deklaratë, fondi sovran i pasurisë së Rusisë (RDIF) ka njoftuar se Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit në Hungari miratoi vaksinën nën procedurën e autorizimit të përdorimit urgjent.
Sipas drejtorit të RDIF-së, Kirill Dmitriev, Hungaria është vendi i parë i BE-së që kupton të gjitha avantazhet e vaksinës Sputnik V dhe autorizon përdorimin e saj./GazetaShneta/