Deputeti i LDK-së Dr. Ekrem Hyseni ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të kompensojë stafin mjekësor të cilët janë angazhuar me punë shtesë në spitalet publike.
Përveç kësaj, Hyseni i ka propozuar Qeverisë që të angazhojë staf shtesë të atyre që nuk janë në marrëdhënie pune si dhe profesionistët shëndetësorë që janë në pension dhe që duan të kontribuojnë, shkruan Gazeta Shneta.
Letra e plotë e Hysenit me propozimet për Qeverinë:
Me qëllim të përballimit dhe menaxhimit sa më të mirë dhe më lehtë të situatës aktuale të krijuar nga infeksioni me virusin COVID 19 i njohur ndryshe si Koronavirus, Qeverisë së Republikës së Kosovës i propozoj që:
- Të mundësoj kompensimin e stafit mjekësor që janë në shërbim me punë shtesë
- Aktivizimi me kompensim i profesionistëve shëndetësor që nuk janë në marrëdhënie pune dhe duan të punojnë
- Aktivizimi me kompensim për profesionistët shëndetësor në pension dhe duan të punojnë dhe kontribojnë
Këto masa do të ndihmonin shumë në menaxhimin sa më të mirë të situatës, do të ishte edhe një shenjë mirnjohje për punën e madhe që po e bëjnë profesionistët shëndetësor.
Kjo do të ishte mirë që më së largu deri të hënën datë 16.03.2020 Qeveria të ndërmerrte masa në këtë drejtim.
Me respekt :
Dr Ekrem Hyseni specialist i onkologjisë
Deputet i Kuvendit të Kosovës
Anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi