Ka ndërruar jetë i riu, Genc Gara, i aksidentuar ditë më parë në Fushë Kosovë. Lajmin u bë i ditur nga Plisat, të cilët njoftonin se ai ishte anëtar i tyre.
Genc Gara kishte qenë student i mjekësisë, në degën e stomatologjisë.
Ditë më parë Genci u godit nga një makinë në Fushë Kosovë. Përkundër përpjekjeve të mjekëve ai nuk u përballoi plagëve të marra.
I ndjeri do të varroset sot, në ora 14:00, në varrezat e Arbërisë, në Prishtinë, kanë bërë të ditur familjarët e tij. /Reporteri.net