Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK: Cilësia e ujit në zonat e fshatit Marec e rrezikshme për shëndetin e banorëve

Lajme 17/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dal me një njoftim për cilësinë e ujit në zonat e fshatit Marec ku është thënë se uji nga burimet është i rrezikshëm për shëndetin e banorëve.

“Në favor të kësaj flet edhe mostra e ujit e marrë në familjen Pacolli (furnizohet nga burimi natyror) e cila rezultoi me mungesë të klorit rezidual, me turbullirë të shtuar (mbi 20 NTU) dhe me ngjyrë të ujit të verdhë në të gjelbër. Ky ujë si i tillë nuk është për pije dhe përbën rrezik potencial për shëndetin e banorëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni njoftimin e plotë:

Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura ditëve të fundit lidhur me cilësinë e ujit në zonën e fshatit Marec, ekipi i IKSHPK-se ka vizituar fshatin dhe ka bërë inspektimit e resurseve të ujit në terren. Gjatë inspektimit u identifikua se ky fshat furnizohet me ujë për pije nga disa burime natyrore dhe nga puse individuale. Këto resurse janë të pambrojtura dhe si të tilla me potencial të madh të mundeshëm të ndotjes.

Në favor të kësaj flet edhe mostra e ujit e marrë në familjen Pacolli (furnizohet nga burimi natyror) e cila rezultoi me mungesë të klorit rezidual, me turbullirë të shtuar (mbi 20 NTU) dhe me ngjyrë të ujit të verdhë në të gjelbër. Ky ujë si i tillë nuk është për pije dhe përbën rrezik potencial për shëndetin e banorëve. Po ashtu, edhe rezultati i analizës kimike ka mos përputhshmëri me standardet e paraparë sipas UA nr. 10/2021 “Cilësia e ujit për konsum nga njeriu”.

Rezultatet bakteriologjike priten pas 48 orëve!

Duke pasur parasysh rezultatet e analizave laboratorike dhe gjetjet në terren, IKShPK në pajtim me përgjegjësitë e veta ligjore rekomandon autoritetet përgjegjëse – KK Prishtina

 dhe KRU”Prishtina “ që secila prej tyre në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të ndërmarrin masa të nevojshme për zgjidhjen afatgjate të furnizimit me ujë të sigurtë për banorët e kësaj zone. Problemi bëhet edhe më madhor pasi që situatë e ngjashme është  edhe në 21 fshatra tjera të kësaj zone.

Me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të shëndetit të banorëve, IKSHPK e sheh si nevojë imediate zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë për qytetarët e kësaj zone.

Deri në zgjedhjen afatëgjate të problemit të furnizimit me ujë, IKSHPK rekomandon banorët që burimet natyrore ekzistuese dhe puset individuale:

-të pastrohen mekanikisht nga mbeturinat,

– të mirëmbahet ( të sanohet kaptazha, rezervuari dhe gypi shpërndarës)

– dhe perfundimisht uji të dezinfektohet,

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilesisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Artikulli paraprakMjeku falënderon mjekët: Kurtishi mirënjohës për Kirurgjinë Abdominale në QKUK
Artikulli i rradhës Këta janë pronarët e dy barnatoreve që u arrestuan dje nga Policia e Kosovës

Ju sugjerojmë

Mot i ndryshueshëm gjatë ditës së nesërme

24/03/2023 Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 160 raste aktive

24/03/2023 Lajme

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

24/03/2023 Lajme

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

24/03/2023 Lajme

MSh shfuqizon vendimin me të cilin ishte miratuar Lista e re e Barnave Esenciale

24/03/2023 Lajme

Urologu i QKUK-së: MSH promovon shërbimin për të cilin nuk e ka asnjë kontribut

24/03/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.