Kah mesi i këtij muaji Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka hapur konkurs për Laborant në pesë njësi rajonale.
Në konkurs kërkohet një laborant në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, ndërsa në Ferizaj, përveç laborantit kërkohet edhe një kandidatë për sterelizim.
Në këtë konkurs IKShPK ka ulur kriteret e shkollimit nëse krahasojmë me vitin paraprak.
Këtë vit të drejtë aplikimi kanë kandidatët të cilët kanë të përfunduar shkollimin e mesëm në drejtimin Teknik Laborant ndërsa një vit më parë, për një konkurs të tillë kanë pasur të drejtë aplikimi kandidatët me shkollim të mesëm mirëpo përparësi kanë pasur personat me diplomë bachelor në këtë drejtim.
Në anën tjetër, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thonë se nuk ka ulje të kriterit.
“Ne nuk kemi ulje të kritereve, por kemi ngritje të kritereve dhe harmonizim për pozitat përkatëse, sipas kërkesave dhe nevojave të departamenteve në IKShPK”, thonë nga Instituti në një përgjigje për Gazetën Shneta.
Një vit më parë IKShPK pati anuluar një konkurs për Laborant në njësin e Ferizajt dhe të Pejës pas interesimit të Gazetës Shneta për procedurat e përzgjedhjes së kandidatit./Gazeta Shneta/
IKSHPK anulon konkursin për laborant pas interesimit të Gazetës Shneta