Nga 281 mosta të marra nga Klinika Infektive, me COVID-19 janë konfirmuar 69 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.
Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 75 pacientë.
Aktualisht në vendin tonë janë 2,432 raste me COVID-19, të shëruar 1,246 dhe 42 viktima./GazetaShneta/