Një ilaç për të trajtuar epilepsinë dhe bi-polaritetin ka qenë përgjegjëse për ‘deformime të rënda’ në 4,100 fëmijë në Francë që nga viti 1967, sipas një studimi nga autoritetet shëndetësore franceze.
Gratë që morën ilaçet gjatë shtatzënisë, për të trajtuar epilepsi kishin katër herë më shumë gjasa të lindnin foshnja me sëmundje kongjenitale, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Llojet e defekteve të lindjes që i atribuohen këtyre ilaçeve përfshijnë deformimet e shpinës, defekte të zemrës dhe të organeve gjenitale.
Nga viti 1967 deri në vitin 2016, midis 64,100 dhe 100,000 grave shtatzënë në Francë u ekspozuan ndaj valproatit, duke rezultuar në 41,200 deri në 75,300 lindje të gjalla, sipas raportit.
Gratë bi-polare që morrën ilaçe për kurimin e kësaj sëmundje, kishin dy herë më shumë gjasa të lindnin fëmijë me defekte të mëdha lindjeje, zbuloi studimi./Gazeta Shneta/