Simptomat e Covid-19 nuk do të bëhen më të rënda nëse vazhdoni përdorimin e ilaçeve të presionit të lartë të gjakut.
Në fakt, mosmarrja e këtyre ilaçeve ka shumë gjasa që të përkeqësojë gjendjen tuaj shëndetësore shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Shkencëtarët nga Universiteti i Pensilvanisë shikuan sesi dy lloje të barnave (frenuesit ACE dhe bllokuesit e receptorëve të angiotensinës) të përdorura në trajtimin e presionit të lartë të gjakut mund ose të përkeqësojnë simptomat ose të zvogëlojnë ashpërisinë e tyre,
Dr.Jordana Cohen, autore e parë e studimit, ka thënë se nga mosinformimi shumë persona kanë ndaluar përdorimin e ilaçeve të presionit të gjakut.
“Sidoqoftë, ndalimi i këtyre ilaçeve në mënyrë të panevojshme mund të rrisë rrezikun për komplikime të rënda, duke përfshirë sulmin në zemër”, tha Cohen.
“Tani kemi prova me cilësi të lartë për të mbështetur rekomandimin tonë që pacientët të vazhdojnë përdorimin e ilaçeve.”, u shpreh ajo.
Studimi vëzhgoi 152 të rritur mes 31 marsit dhe 20 gushtit 2020, në 20 spitale të shtatë vendeve.
Të gjithë pjesëmarrësit tashmë po përdornin njërin nga dy ilaçet e presionit të lartë të gjakut dhe u caktuan rastësisht ose të vazhdonin përdorimin ose të ndalonin.
“Në përputhje me rekomandimet e shoqërise ndërkombëatre, frenuesit e sistemit renin-angiotensin mund të vazhdojnë të përdoren në mënyrë të sigurt te pacientët me Covid-19”, thanë studiuesit./GazetaShneta/