Medikamentet dhe ilaçet jane zakonisht mjeti i parë për trajtimin e dhimbjes dhe është e lehtë të gjesh shumë dëshmi për atë se çfarë funksionon dhe çfarë jo tek të rriturit. Jo të gjithë hapat kundër dhimbjes kanë efekt të njejtë për të gjithë të rriturit, transmeton GazetaShneta.
Megjithatë, jo vetëm të rriturit përjetojnë dhimbje. Për një në katër fëmijë, dhimbja është më shumë se gunga dhe goditje; zgjat më shumë se tre muaj dhe shpesh është pasivizuese. Është e dhimbshme të shohësh një fëmijë që vuan nga dhimbjet e vazhdueshme, por është po aq edhe dhimbshme po ashtu që mund të mendoni se në vitin 2019 nuk ka ende medikamente që trajtojnë seriozisht këto dhimbje tek fëmijët, shkruan “Sicence Direct”.
Dhimbja kronike tek fëmijët dhe adoleshentët është një barrë e madhe për individët, familjet dhe shoqërinë më të gjerë. Fëmijët mungojnë në shkollë, nuk i shohin miqtë e tyre aq shumë, dhe janë më të shqetësuar dhe në depresion krahasuar me fëmijët pa dhimbje.
Dhe mos harroni se vendet më pak të zhvilluara shpesh kanë më shumë fëmijë (41% nga 2 miliardë e fëmijëve që gjenden në botën jetojnë në Afrikë), kështu që listat thelbësore të barnave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet të bazohen në prova të forta efektiviteti dhe dëmtimi.
E gjithë tema mbi dhimbjen kronikte tek fëmijët ka nevojë për gjykime, politika dhe financime të pastra e të drejta, kështu që ne mund të jemi të sigurt për trajtimin e fëmijëve tanë në mënyrë të sigurtë dhe efektive. /GazetaShneta/