Ilaçi i ri për femra për të mbetur shtatzënë

2017-02-26 në ora 20:29

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar hormonin i cili do të mund të lirojë hormonet e nevojshme për ovulim.

Hormoni kishpeptinë është rregullatori kryesor në reproduksion dhe njerëzit nuk kalojnë në pubertet pa këtë hormone Shkencëtarët bëjnë me dije që jo shumë kohë më parë është zbuluar që këtë hormon e lëshon relaksimi i hormoneve që e kontrollojnë ciklin menstrual tek femrat që nuk mund të mbesin shtatzënë.

Pesë femra me këtë problem të cilat nuk kanë pasur cikël menstrual e kanë marrë hormonin kishpeptina, që ka rezultuar 48 herë më lirshëm në hormonin luteinzing (LH) dhe 16 herë më shumë në lirimin e hormonit folikulo-stimulues (FSH).

Hulumtuesit e njohur britanik nga Universiteti Imperial College London besojnë që zbulimi i tyre do të mund të sjellë deri tek shërimi i ri tek femrat që nuk mund të mbesin shtatzënë dhe që nivelin e këtij hormoni e kanë shumë të ulët.

Udhëheqësi i këtij hulumtimi, dr. Valijit Dilo ka thënë se ky hulumtim tregon që kishpepina është një ilaç i cili premton shërimin e fertilitetit, pasi që rezultatet ka treguar që shërimi me këtë ilaç kthen funksionin reproduktiv tek femrat që e kanë këtë hormone shumë të ulët.

Ndërkaq një ndër shtatë çifte kanë problem me riprodhimin, edhe pse shumica nga ta janë pjellorë.

Mjalti që shëron plagët dhe infeksionet

Mjalti është prej kohësh i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë.

Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë”, i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm. Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit.

Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i shkencëtarëve amerikanë dhe pas shumë provave që janë bërë tek foshnjat, gratë gji dhënëse, pacientët me karcinom si dhe tek personat e moshuar, erdhën deri tek rezultatet mahnitëse.

Gratë të cilat kanë pasur problem me infeksionet nga prerja cezariane, duke iu falënderuar këtij mjalti, janë shëruar për vetëm disa ditë, kurse periudha e njëjtë e shërimit është nevojitur edhe tek personat të cilat kanë qenë me plagë dhe infeksione të shkaktuara nga pickimi i shumë insekteve.

Ky lloj mjalti ka hasur në aprovim të menjëhershëm nga shumë organizata shëndetësore, mirëpo ende nuk mund të gjendet në tregun e lirë.

Qumështi, “bari” kundër pagjumësisë

Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndieni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli apo farëra të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeldeti, dhe jogurt.

Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë (kamember, gaud, mocarelë, parmezan dhe rokfor), peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin.

Ushqimet e përmendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.

Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela, ndikojnë krejtësisht ndryshe nga vaktet e tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues.