Njerëzit që janë rikuperuar nga Covid-19 mund të humbasin imunitetin e tyre ndaj sëmundjes brenda muajve, sipas hulumtimeve që sugjerojnë se virusi mund të rikthehet tek ata vit pas viti, si ftohjet e zakonshme.
Ekipi i ‘King’s College’ në Londër gjeti disa pika të rëndësishme në nivelin e antitrupave të pacientëve tre muaj pas infektimit shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
Në studimin e pare, shkencëtarët analizuan përgjigjen imune të më shumë se 90 pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe gjetën nivele të antitrupave që mund të shkatërrojnë virusin në rreth tre javë pas shfaqjes së simptomave dhe pastaj ky nivel i anitrupave ulet me shpejtësi.
Testet e gjakut zbuluan se përderisa 60% e njerëzve kishin një përgjigje të antitrupave “të fuqishëm” në kulmin e betejës së tyre me virusin, vetëm 17% prej tyre mund të ruajtën të njëjtën fuqi tre muaj më vonë.
Nivelet e antitrupave ranë sa 23-fishi gjatë kësaj periudhe. Në disa raste, ata u bënë të padukshëm thonë studiuesit.
“Njerëzit janë duke prodhuar një përgjigje të arsyeshme të antitrupave ndaj virusit, por kjo përgjigjje është duke u zvogëluar për një periudhë të shkurtër kohore dhe varësisht se sa është kulmi juaj, kjo përcakton se sa kohë keni antitrupat përreth jush,” tha Dr Katie Doores, autore kryesor e studim në ‘King’s College London’.
Sistemi imunitar ka mënyra të shumta për të luftuar koronavirusin, por nëse antitrupat janë linja kryesore e mbrojtjes, gjetjet sugjerojnë që njerëzit mund të rikthehen përsëri në valë sezonale me virusin dhe që vaksinat mund të mos i mbrojnë ato për një kohë të gjatë. /Gazeta Shneta/