Koronavirusi ka aftësinë të prekë njerëzit të moshave të ndryshme në shumë mënyra të ndryshme.
Sidoqoftë, shpesh është supozuar se ata që kanë raste më të rënda të virusit do të përballen me efektet më të këqija të tij. Por kjo mund të mos jetë kështu.
Në fakt, një mjeke po thekson ndërlikimet e rënda që mund të prodhojë edhe një rast i lehtë i koronavirusit. Ajo thotë se edhe pa ndonjë simptomë të Covidit ose raste të buta të manifestimit të kësaj sëmundje mund të shkaktojë probleme në zemrën tuaj përmes miokarditit transmeton Gazeta Shneta.
“Ne kemi parë gjithashtu që dëmtimet në nivel të zemrës mund të ndodhin edhe në mesin e njerëzve që nuk kanë shfaqur kurrë simptoma të infeksionit të koronavirusit” u shpreh Dr. Carolyn Barber, për Scientific American.
Dr. Berber thotë se dëmtimi i zemrës në rastet me Covid është i centralizuar rreth miokarditit, një sëmundje që shkakton inflamacion të muskujve të zemrës.
Dhe kjo sëmundje zakonisht shfaqet si rezultat i një virusi që sulmon zemrën ose si pasojë e inflamacionit të provokuar nga përgjigja imune e trupit.
“Kjo është një diagnozë tepër e ndërlikuar. Pacientët me miokardit shpesh përjetojnë simptoma si gulçim, dhimbje gjoksi, ethe dhe lodhje – ndërsa disa nuk kanë fare simptoma“, shpjegon Dr. Barber.
Dhe duket se miokardi po prek pacientët me koronavirus të të gjitha moshave, pa marrë parasysh ashpërsinë e rastit të tyre.
Një studim i muajit gusht nga The Lancet tregoi rezultatin e një autopsie mbi një fëmijë 11-vjeçar e cila kishte vdekur nga miokarditi dhe dështimi i zemrës. Në autopsi, ata gjetën grimca të koronavirusit në indet e saj kardiake.
Poashtu Dr. Ossama Samuel, shef i asociuar i kardiologjisë në ‘Mount Sinai Beth Israel’ në Nju Jork, tregon se ekziston një grup i të rriturve që zhvillojnë miokardit – disa prej tyre edhe pasi ishin shëruar nga Covid rreth një muaj”. /Gazeta Shneta/