India sot ka shënuar mbi 343 mijë raste të reja pozitive me Covid-19.
Vendi tashmë ka 24 milionë të infektuar si pasojë e koronavirusit, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Përgjatë kësaj periudhe janë raportuar 4 mijë viktima, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave është 262,317.
Që nga fundi i muajit prill, India, në përgjithësi ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme të rasteve të infektimit me Covid-19, si dhe viktimave.Deri më tani, vendi ka më shumë se 300 mijë raste të reja në ditë./GazetaShneta/