Gjatë një viti në pandemi, ju me siguri tashmë e dini që rikuperimi nga një rast i COVID-it zakonisht jep një nivel mbrojtjeje në muajt në vijim.
Megjithatë siç kanë theksuar një ekip studiuesish francezë nga Instituti Pasteur dhe Instituti i Kërkimit të Vaksinave në Universitetin Paris-Est Créteil, natyra e saktë e kësaj mbrojtjeje, deri më tani, është “karakterizuar dobët” shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Ata thonë se të dhënave u mungojnë veçanërisht rastet asimptomatike përreth COVID-it, të cilat ata vlerësojnë se mund të përbëjnë gati gjysmën e të gjitha infeksioneve.
Për shkak të kësaj, shumë pacientë që kishin raste të lehta COVID mbesin ‘në errësirë’ nëse janë të mbrojtur ose jo pas shërimit.
Kjo është arsyeja pse ekipi vendosi të hedhë dritë mbi nivelin e mbrojtjes që mund të kenë disa persona pas infeksionit të lehta COVID pa simptoma, duke ndarë gjetjet e tyre në revistën ‘Cell Reports Medicine’ javën e kaluar.
Sipas studiuesve, infeksionet COVID – lënë pas “antitrupa polifunksional” në organizëm pas shërimit.
Ato quhen “polifunksionale” sepse parandalojnë ri-infektimin duke përdorur më shumë se një metodë, shpjegon Timothée Bruel, bashkëautor i studimit.
Ndër të tjera, ky studim zbuloi se antitrupat polifunksional bllokuan hyrjen e qelizave dhe gjithashtu patën në shënjestër qelizat e infektuara, madje edhe në raste asimptomatike.
Ekipi arriti në përfundimin se të dy llojet e infeksioneve COVID të rëndë ose të butë, nxisin antitrupa të afta për të vrarë qelizat e infektuara pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes.
Ekipi gjithashtu krahasoi fuqinë e mbrojtjes pas rasteve asimptomatike dhe simptomatike. Ata zbuluan se nivelet e antitrupave polifunksionale ishin vetëm “pak më të ulëta” në raste asimptomatike.
“Studimi zbulon mekanizmat e rinj të veprimit të antitrupave SARS-CoV-2 dhe sugjeron që mbrojtja e shkaktuar nga një infeksion asimptomatik është shumë afër asaj të vërejtur pas një infeksioni simptomatik,” tha Olivier Schwartz, një bashkëautor tjetër i studimit përmes Science Daily. /Gazeta Shneta/