Kur pandemia e koronavirusit goditi Indinë këtë vit, egërsia e këtij virusi mori dhjetëra mijëra njerëz. Por ata që mbijetuan u kthyen shpejt në spitale nga një infeksion tjetër ogurzi të kërpudhave të quajtur mucormicosis.
Ankesat në mesin e pacientëve varionin nga një turbullim i shikimit deri te rënia e kapakëve të syve ose shkarkim të sekrecioneve nga hunda. Në rrezik të lartë ishin njerëzit diabetikë ose ata me sistem imunitar shumë të dobët, shkruan Washington Post përcjell Gazeta Shneta.
Në shumë raste, trajtimi i vetëm ishte heqja e kërpudhave nga zona e infektuar – dhe ajo zonë më e prekur ishte syri.
“Është një formë e kërpudhave që hanë ‘mish’, shkatërron indet ndërsa rritet”, tha Dr. Akshay Nair, një kirurg okuloplastik që trajton pacientët e mucormikozës në Mumbai.
Para pandemisë, Dr. Nair kishte pasur vetëm 10 pacientë me një diagnozë të tillë brenda një vit, por që nga janari, ai ka trajtuar gati 100 pacientë të prekur nga ky infeksion.
Bari antifungal i përdorur për trajtim, amfotericina B, është lajmëruar të jetë në mungesë në Indi. Ky bari i shtrenjtë duhet të administrohet për të paktën tre deri në pesë javë pas operacionit, duke rritur kostot dhe duke komplikuar përpjekjet e trajtimit.
Mjekët besojnë se një arsye për vërshimin e rasteve në Indi është përdorimi i shfrenuar i steroideve për të trajtuar pacientët me Covid-19.
Steroidet përmirësojnë rezultatet në pacientët me gjendje të rënduar Covidi, por gjithashtu i bëjnë ata të ndjeshëm ndaj këtij infeksioni duke rritur nivelet e sheqerit në gjak. /Gazeta Shneta/