Infeksionet e traktit urinar, gjatë shtatzënisë janë ndërlikimet më të zakonshme mjekësore të procesit.
Fatkeqësisht, nuk ka trajtime natyrore për infeksionet e traktit urinar gjatë shtatzënisë, shkruan American Pregnancy Association, tranmseton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, shtatzënia është një gjendje që kërkon vëmendje të menjëhershme nëse dyshoni për një infeksion të traktit urinar.
Mirëpo, ju mund të parandaloni një infeksion të traktit urinar në mënyrë natyrale ose të paktën të zvogëloni rreziqet tuaja për të përjetuar një infeksion të tillë gjatë shtatzënisë:
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Lëng boronice:
Disa prova sugjerojnë që konsumi ditor i 100% lëng boronicë të pastër pa sheqer të shtuar, mund të parandalojë infeksionet e traktit urinar.
Mirëpo, keni kujdes sepse nuk preferohet të pini lëng boronice nëse jeni duke marrë ilaçe për hollimin e gjakut, si Varfarina, pasi mund të çojë në gjakderdhje.
Pirja e sasisë së madhe të ujit:
Kjo hollon urinën dhe ndihmon në largimin e baktereve që mund të jenë të pranishme.
Shmangia e pijeve që mund të irritojnë fshikëzën:
Kafeja, alkooli dhe pijet e buta që përmbajnë lëng agrumesh ose kafeinë mund të irritojnë fshikëzën tuaj dhe të vazhdojnë urinimin e tepërt.
Zbrazja e fshikëzës tuaj menjëherë pas marrëdhënies intime:
Është e rëndësishme të përpiqeni të pastroni çdo bakter që mund të ketë hyrë në uretër duke pirë një gotë të plotë me ujë dhe urinoni menjëherë pas marrëdhënies tuaj.
Shmangia e përdorimit të produkteve irrituese femërore:
Përdorimi i produkteve të caktuara si deodorante, ose edhe pluhurat mund të irritojnë uretrën dhe të shkaktojnë infeksion të traktit urinar. /Gazeta Shneta/