Fëmijët tuaj do të përjetojnë infeksione në vesh.
Gjatë kohës do të mësoni pse fëmijët kanë infeksione në vesh dhe si t’i shëroni ato.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, pesë nga gjashtë fëmijë të paktën një infeksion në vesh e kanë pasur deri në ditëlindjen e tyre të tretë. Në fakt, infeksionet e veshit janë arsyeja më e zakonshme që prindërit i sjellin fëmijën e tyre tek mjeku, transmeton Gazeta Shneta.
Në fakt ekzistojnë disa lloje të infeksioneve të veshit. Më e zakonshmja është Acute Otitis Media ose AOM e cila është një infeksion i veshit të mesëm.
Kjo dallon nga infeksionet e veshit të brendshëm dhe të jashtëm. Otiti Akut Media tek fëmijët mund të shkaktohet nga bakteet, viruset ose nga një kombinim i të dyjave. Llojet kryesore të baktereve janë Streptococcus pneumoniae, Haemophilus influenzae jo-tipike dhe Moraxella Catarrhalis.
Kjo mund të jetë arsyeja pse ju mund të keni vërejtur që foshnja juaj shpesh tregon shenja të ftohjes para se të fillojë infeksiooni i veshit, të dy sëmundjet shkaktohen nga të njëjtat baktere./GazetaShneta/