Nënat e ekspozuara ndaj infeksioneve të rënda gjatë shtatzanisë kanë një rrezik në rritje të lindjes së një foshnje që zhvillon autizëm ose depresion më vonë në jetë, thotë në studim i ri i botuar në JAMA Psychiatry.
Pasi analizuan të dhënat për më shumë se një milion e gjysmë fëmijë të lindur gjatë këtij afati, ata zbuluan se infeksionet gjatë shtatzanisë rriti rrezikun për autizëm dhe depresion në fëmijëri dhe moshë të rritur. Ekspozimi ndaj infeksionit rriti nivelet e autizmiz me 79 përqind dhe depresion me 24 përqind.
Shkencëtarët dhe studiuesit e dinë që gjenetika është pjesërisht fajtore për çrregullimet e spektrit të autizmit, por ky studim i ri shqyrton edhe faktorët e tjerë si inflamacioni.
Sipas tyre, inflamacioni i shkaktuar nga infeksioni gjatë shtatzanisë mund të ketë efekte në trurin e fetusit, pavarësisht nëse infeksioni i ka ndodhur nënës apo foshnjës.
Sipas mjekëve, qëndroni të azhurnuar me të gjitha vaksinat e rekomanduara gjatë shtatzanisë, përfshirë vaksinën e gripit. /GazetaShneta/
Për më shumë informata rreth shtatzanisë dhe komplikimeve gjatë shtatzanisë, klikoni KËTU