Infeksionet gjatë shtatzënisë që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë

2018-02-11 në ora 09:42

Periudha e shtatzënisë është mjaft e ndjeshme, dhe ku mund të zhvillohen infeksione të natyrave të ndryshme.

Edhe pse, nuk ka ndonjë kohë kur shfaqen infeksionet, por gjithsesi duhet të keni kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, shkruan MumJunction, transmeton Gazeta Shneta.

Rrugët që infektohet një grua shtatëzënë janë të ndryshme, duke filluar nga vagina apo nga tubat e mitrës.

Zakonisht, kur ndodhin infeksionet në javën e 12 të shtatzënisë, mund të bëhet dëmtimi i embrionit.

Nëse ndodhin dëmtime të rënda të embrionit, ndodh dështimi spontan. Këtë veprim e shfaqin të gjitha infeksionet piogjene, infeksionet me toksoplazmë ose me listerje, por edhe varicela ose chlamydia.

Fetopatitë, përkufizohen si dëmtim i fetusit në fazat e mëvonshme të shtatzënisë, pas javës së 12-të të shtatzënisë deri në lindje. Nëse infeksioni vjen në këtë periudhë të shtatzënisë, pasojat e mëvonshme varën nga lloji i shkaktarit të infeksionit./Gazeta Shneta/