Shtatzënia shihet të jetë një periudhë shumë e ndieshme, për zhvillimin e ndonjë infeksioni të mundshëm.
Nuk ka ndonjë kohë ku mund të shfaqen infeksione të tilla, gjatë shtatzënisë, lindjes apo pas lindjes.
Infeksionet mund të shfaqen gjatë shtatzënisë, lindjes ose pas lindjes. Rrugët e infeksionit mund të janë ngjitëse, nga vagina dhe nga tubat uterine. Rrugë të tjera të shfaqjes së infeksionit janë rrugët hematogjene – përmes gjakut ose përmes limfës – limfogjene. Ndikimi i infeksionit te bebi varet shumë nga periudha në të cilën ndodh infeksioni (vjetërsia e shtatzënisë).
Në rastet kur infeksioni ndodh në 12-të javët e para të shtatzënisë mund të shkaktohen embriopatitë – dëmtimi i embrionit. Embriopatitë nuk janë specifike për llojin e shkaktarit të infeksionit, por janë specifike për fazën e zhvillimit – vjetërsisë së shtatzënisë kur ka ndodhur infeksioni.
Nëse ndodhin dëmtime të rënda të embrionit, ndodh dështimi spontan. Këtë veprim e shfaqin të gjitha infeksionet piogjene, infeksionet me toksoplazmë ose me listerje, por edhe varicela ose chlamydia.Fetopatitë, përkufizohen si dëmtim i fetusit në fazat e mëvonshme të shtatzënisë, pas javës së 12-të të shtatzënisë deri në lindje. Nëse infeksioni vjen në këtë periudhë të shtatzënisë, pasojat e mëvonshme varën nga lloji i shkaktarit të infeksionit./bebaime/