Përgjatë shtatzënisë është e zakonshme që të përjetoni infeksione në vesh dhe tërë kjo mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial ose viral.
Infeksionet në përgjithësi janë më të zakonshme kur jeni shtatzënë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ndryshimet në vesh, hundë dhe fyt gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun tuaj ndaj infeksioneve të veshit.
Por, a është i dëmshëm infeksioni për foshnjen tuaj?
Çdo lloj infeksioni mund të jetë i dëmshëm për foshnjën tuaj, në qoftë se nuk trajtohet.
Në shumë raste, infeksionet në vesh mund të përhapen në tru apo zona tjera të trupit.
Përgjatë shtatzënisë ju nuk mund t’i shmangni përherë infeksionet, mirëpo mund të zvogëloni rrezikun e infeksionit përmes këtyre këshillave:
-Shmangni përdorimin e shtupave të pambukut;
-Përdorni një leckë të butë për të pastruar pjesën e jashtme të veshëve;
Simptomat që ju po përjetoni infeksion në vesh përfshijnë:
-Dhimbje të mprehtë;
-Ënjtje, skuqje ose pezmatim i kanalit të veshit;
-Humbje të dëgjimit;
-Dhimbje koke./GazetaShneta/