Trupi juaj pas shtatzënisë mund të jetë një vend ku rrezikoheni nga infeksione të ndryshme, disa prej infeksioneve janë të pranishme edhe gjatë lindjes, dhe vazhdojnë deri disa muaj pasi të lindni.
Infeksionet më të zakonshme janë:
-Endometritis, një infeksion i cili ka të bëjë me mitrën
-Mastitiis, infeksioni i gjirit
-Prerja e infektuar
-Infeksion të traktit urinar
Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se mund të keni një infeksion?
Për shkak se një infeksion i cili nuk trajtohet mund të bëhet serioz, është shumë me rëndësi që menjëherë të njoftoni mjekun tuaj, nëse keni ethe apo simptoma të ngjashme, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Ju po ashtu mund të përdorni antibiotikë për të trajtuar infeksionin, por përpara se të merrni ndonjë gjë të tillë, konsultohuni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/