Infeksioni i rrugëve urinare tek foshnjat mund të ndodhë që të infektohet nga bakteret.
Megjithatë, ekzistojnë disa shenja që tregojnë infeksionet urinare.
Shenjat:
• Ndjenjë urinimi më shpesh se normalisht, kur fëmija është më i rritur ankohet edhe per djegie në urinim;
• Urinë e turbullt, ose me ngjyrë të kuqe apo rozë;
• Ndryshim i erës së urinës;
• Ngritje e temperaturës;
• Mungesë oreksi, këputje;
• Dhimbje barku;
• Tek foshnjat e vogla vërehet rritje e pakët në peshë.
Çfarë mund të bëjmë?
• Në rast se ju duket se fëmija juaj nuk është mirë, kontrolloni urinimin e tij. Shikoni nëse është e turbullt apo me ngjyrë të kuqe. Vëzhgoni nëse urinon më shpesh se zakonisht dhe në rast se ka dhimbje gjatë urinimit;
• Nëse fëmija përdor akoma bebelinë, ka të ngjarë që mos të arrini ta kuptoni se urinon më shpesh apo nëse ka dhimbje kur urinon por mund të vëreni një ndryshim të aromës së urinës;
• I jepni për të pirë sa më shumë lëngje fëmijës, që veshkat e tij të qëndrojnë të pastra;
• Masni dhe trajtoni temperaturën e fëmijës;
• Në rast se mendoni se fëmija juaj ka infeksion të rrugëve urinare drejtohuni tek mjeku./Pernenat.al/