Të bërit dush çdo ditë shton rrezikun për infeksione, paralajmërojnë ekspertët.
Të bërit dush në mënyrë të tepërt mund të reduktojë hidratimin e lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe të çarë, e cila lejon futjen e mikrobeve, sipas ekspertes së sëmundjeve infektive Dr. Elaine Larson nga Universiteti i Kolumbisë, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo shtoi se shumica e njerëzve bëjnë banjo shpesh me tendencën që të reduktojnë rreziqet e sëmundjeve, megjithatë, ata po bëjnë të kundërt.
Dr. C Brandon Mitchell, profesor asistent i dermatologjisë në Universitetin “George Washington”, shton se pastrimi i lëkurës me vajëra natyral mund të përçajë bakteren e mirë, e cila mbron sistemin imunitar të njerëzve.
Sipas Dr. Mitchell, larja një deri në dy herë në javë është e rekomandueshme./Gazeta Shneta/