Infeksioni i traktit urinar është një inflamacion bakterial në traktin urinar. Nëse nuk trajtohet si duhet, kjo mund të shkaktojë dëme të përhershme të fshikëzës së urinës dhe veshkave.
Çfarë shkakton një infeskion të traktit urinar?
Një infeksion i traktit urinar mund të shkaktohet nga një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme:
-Një parnter i ri seksual ose partnerë të shumtë.
-Marrëdhënie më të shpeshta.
-Një histori të diabetit, anemi, goditje në tru, gurë në veshka.
-Shtatzënia rrit rrezikun tuaj për zhvillimin e një infeksioni në traktin urinar, transmeton Gazeta Shneta.
Cilat janë simptomat e një infeksioni?
-Nevoja për të urinuar më shpesh se zakonisht.
-Një ndjenjë emergjente për të shkuar në banjo.
-Gjak ose mukus në urinë.
-Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, ethe, djersitje dhe rrjedhje e urinës.
Cili është trajtimi i duhur për këtë infeksion të traktit urinar?
Këto infeksione zakonisht trajtohen me antibiotikë. Ju mund të merrni një dozë të vetme antibiotike ose mund të merrni çdo 3 deri në 10 ditë.
Çfarë mund të bëni që të parandaloni një infeksion të tillë?
-Pini 6-8 gota ujë çdo ditë.
-Eliminoni ushqimet e rafinuara, lëngje, kafeinë, alkool dhe sheqer.
-Merrni vitaminë C(250 deri në 500mg), zink(30-50 mg), në këtë mënyrë luftoni infeksionin./Gazeta Shneta/