Pesë anëtarë të personelit shëndetësor të Prishtinës kanë rezultuar sot të infektuar me koronavirus.
Rastin për Gazetën Sinjal e ka konfirmuar, Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, ka thënë se të prekurit janë një mjek, tre infermierë dhe një laborant.
“Po, janë pesë anëtarë të personelit shëndetësor në Prishtinë që kanë rezultuar me koronavirus”, ka thënë Gashi shkurtimisht për Gazetën Sinjali.
Sipas Gashit tre prej tyre punojnë në Qendrën Mjekësore në lagjen Mati 1 dhe dy tjerë në QKMF./Gazeta Sinjali/