Infektologu Dr. Valbon Krasniqi ka konfirmuar rastin e 22-të me koroanvirus Covid-19 në Kosovë.
“Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me kosonavirus nga Malisheva”, ka thënë Krasniqi për Blic.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë ende nuk kanë dal me njoftim zyrtar për këtë rast.
Ndërkohë sot po testohen edhe rreth 20 persona të stafit mjekësor të QKMF-së së Vitisë të cilët qëndruan për një javë të vetizoluar. /Gazeta Shneta/