Infektologu Valbon Krasniqi, duke parë situatën e shqetësuar në vend ka ndarë disa lajme të rëndësishme në lidhje me zhvillimet e fundit.
Ai përmes një postimin në rrjetin social Facebook u shpreh se prej 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19, gjashtë (6) nga ata janë të moshës mbi 60 vjec e njëri (1) nga ata i moshës 80 vjece shkruan Gazeta Shneta.
Këto informacione të mira, Krasniqi i ndau për të ngritur dhe më shumë moralin dhe besimin e të gjithë qytetarëve që të njoftonte se jemi në rrugë të mirë për ta fituar betejën.
Postimin e plotë të tij mund ta gjeni më poshtë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovês
Duke parë e lexuar lajme e informata të vazhdueshme për statistikat jo të mira në nivel botëror, evropian e regjional në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID-19, mendova se qytetarët tanë kanë nevojë edhe për lajme të mira. Të mos bêhemi shembull si shtetet tjera, pa apostrofuar asnjë, por tê bëhemi shembull i vetvetes, të bëhemi shembull i mirë edhe për të tjerët. Këtë mundësi e kemi, andaj ta shfrytëzojmë.
Në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikēn Infektive, 6 nga ta janë tē moshës mbi 60 vjeç, e njëri nga ta i moshês 80 vjeçare. Një fillim i mirë ky, që na frymëzon neve profesionistëve e n’a bën të besojmë se jemi në rrugë të mirë.
Sidoqoftë, tani më kemi hyrë në javën e katërt që prej se kemi konfirmuar rastet e para në Kosovë, dhe fundi i javës së ardhshme- gjysma e muajit Prill mund të jetë vendimatre për fatin e epidemisë në vendin tonë.
Prandaj të kemi durim edhe pak, të zbatojmë në nivel maksimal kujdesin për higjienën personale e të qēndrojmë në shtëpi.
#Sotnshpi, nesēr i shëndetshëm
#Sotnrrugë – nesër n’spital