Infermierët nga shoqata të ndryshme, sindikata dhe Oda janë bashkuar për kërkesat e tyre ndaj institucioneve, për realizimin e koeficientit si dhe pagesave tjera.
Në një njoftim për media, Sindikata e Infermierëve, Oda e Infermierëve, si dhe disa shoqata të kësaj kategorie, kanë dal me një qëndrim të përbashkët për kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Infermierët për herë të fundit iu janë drejtuar institucioneve për realizimin e kërkesave të tyre të cilat kanë të bëjnë me rritjen e koeficientit në Ligjin e pagave në 3.2, rritjen e pagesës për ndërrimet e natës nga 18 në 36 euro, pagesën për rrezikshmëri në punë, pagesën e punës gjatë fundjavës si dhe orëve shtesë.
Infermierët i kanë paralajmëruar institucionet se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, atëherë përgjegjësia e pasojave nga veprimet e tyre do të bie mbi ta.
Më poshtë njoftimi i plotë nga organizatat e infermierëve. /Gazeta Shneta/