Një vogëlush ka humbur jetën nga plagët e marra prej dushit me temperaturë të lartë uji, i cili po besohet të ketë ndodhur si rezultat i moskujdesit të infermiereve.
Fëmija sapo ishte zhytur në ujë, kishte pësuar djegie të rëndë lëkure duke humbur më shumë se 50% të mishit, njoftojnë mediet lokale, transmeton Për Nënat.
Si pasojë e kësaj gjendjeje, fëmija u transportua dhe u shtrua menjëherë në spitalin Caradelli të Napolit, institucion shëndetësor ky i specializuar për këto raste.
Departamenti i Shëndetësisë italiane ka hapur një hetim për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vazhduar me masa të mundshme.