Një infermier i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ka ndërruar jetë pasi kishte qenë i prekur rëndë nga virusi A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli. Ai ka kërkuar nga Qeveria që të përkrahet familja e të ndjerit pasi ai ka mundur të infektohet me këtë virus në vendin e tij të punës, shkruan Gazeta Shneta.
“Me dhimbjen më të thellë shpreh ngushllime për vdekjen e infermierit të Spitalit të Gjilanit, Ramadan Jashari ,i cili vdiq nga Gripi i derrave. Vdekja e tij në moshë të re , lë dhimbje dhe mungesë për familjen por edhe shoqërinë. Bëj thirrje Qeverisë dhe institucioneve tjera që ti qëndrojnë afër familjes , për shkak se infermieri vdiq nga sëmundja e cila edhe mund të kishte ardhur nga kushtet e infeksionet në vendin e tij të punës. Ngushllime”, ka shkruar Avdyli. /Gazeta Shneta/