Kryeinfermierja e repartit në Klinikën Infektive në QKUK Bukurie Tahiri ka dhënë një mesazh sensibilizues për qytetarët në situatën me koronavirus Covid-19.
“Imagjino veten përtej mureve, por vazhdo qëndro brenda veq edhe pak”, është mesazhi i infermieres e cila po përballet në linjën e parë të frontit kundër koronavirusit në Kosovë.
“Është e vështirë të jesh i qetë në këtë kohë kaosi në këtë pandemi, por ti mundesh me pak durim dhe disiplinë kurse unë me përkushtim dhe punë maksimale. Bashkë do t’ia dalim”, ka bërë thirrje infermierja Tahiri. /Gazeta Shneta/