Një infermiere e Klinikës Infektive në QKUK është testuar pozitive me koronavirus Covid-19.
Infermierja është testuar pozitive me koronavirus ditën e djeshme. Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se ajo nuk punon në repartin ku trajtohen personat me koronavirus dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin për Gazetën Shneta e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti, bazuar në informatat nga Klinika Infektive.