Një infermiere e kujdesit intensiv e cila u prek me COVID-19 ka zbuluar se çfarë duhet të shikoni më shumë kur jeni në mëdyshje.
NHS rendit simptomat kryesore të COVID-19 një temperaturë e lartë dhe një kollë e re e vazhdueshme shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Por që nga fillimi i pandemisë, pacientët që ishin prek nga virusi kanë ndarë përvojat e tyre për simptoma të ndryshme.
Infermierja e kujdesit intensiv të NHS, Alison Riseley, 54 vjeçe, u shpreh për statusin simptomatologjik rreth virusit.
Në fillim, simptomat e saja ishin të buta dhe ajo po kalonte këtë gjendje pa ndonjë problem të vërtetë.
Ajo vazhdoi: “Pasi kërkova këshilla mjekësore, unë u drejtova në spitalin tim lokal.”
Alison u testua për COVID-19 ku mori rezultat pozitiv por me keqësimin e gjendjes së saj ajo u transferua në Spitalin Royal Papworth, ku iu dha oksigjenterapia.
Pasi kaloi një fundjavë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të zemrës dhe mushkërive – në të njëjtën njësi ku ajo punon zakonisht – Alison u dërgua në një repart tjeter për të përfunduar shërimin e saj.
Alison shpjegoi: Ishte aq e çuditshme kur më thanë që po më çonin në Royal Papworth, por në të njëjtën kohë jashtëzakonisht ngushëlluese sepse ndihej sikur po kthehesha në shtëpi dhe e dija që do të isha në duar më të mira.
“Kur je një infermiere, je mësuar të kujdesesh për të tjerët dhe ishte e vështirë të mos jesh në gjendje të kujdesesh për veten tënde”. /Gazeta Shneta/