Një infermiere e kujdesit intensiv ishte personi i parë në Nju Jork dhe ndër njerëzit e parë në Shtetet e Bashkuara që morën një vaksinë të koronavirusit të autorizuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Infermieres Sandra Lindsay, iu administrua një vaksinë gjatë një video live në mëngjesin e ditës së hënë, shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.
Ajo tha se vaksina nuk ndihej ndryshe nga çdo vaksinë tjetër.
“Jam mirë. Do të doja të falënderoja të gjithë punëtorët e vijës së frontit dhe të gjithë kolegët e mi … duke bërë punën e tyre gjatë kësaj pandemie në të gjithë botën,” tha ajo.
“Ndihem me shpresë sot, e lehtësuar. Shpresoj se kjo shënon fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme”, shtoi ajo.
Mbërritja historike e vaksinës vjen në një kohë kritike.
SHBA raportoi mbi 109,000 njerëz të shtruar në spital me Covid-19 që nga e diela, numri më i lartë në pandemi dhe dita e 12-të radhazi që më shumë se 100,000 njerëz janë shtruar në spital për shkak të virusit vdekjeprurës. /Gazeta Shneta/