Infermierja shqiptare në QSUT Ana Luca ka treguar për stërlodhjen që është duke e përjetuar në këto ditë të pandemisë, por megjithatë nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Ana ka thënë se i janë zbardhur flokët e i është rrudhosur fytyra, por nuk do të lejojë që t’i largohet edhe buzëqeshja.
“Janë pesë muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja”, ka shkruar ajo.
Ana ka publikuar edhe një video edukative për kolegët e saj se si duhet të zhveshin pajisjet personale mbrojtëse kundër Covid-19, pa rrezikuar të marrin infeksionin.
Videon mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Shneta/