Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani janë më shumë se 25.7 milion raste dhe 850,000 viktima në mbarë botën.
SHBA: Regjistrohen më shumë se 43,000 raste të reja dhe 1,067 viktima si pasojë e virusit korona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton GazetaShneta.
Meksikë: Shkon numri në 600,000 të personave të infektuar me covid-19 në Meksikë.Vetëm gjatë ditës së djeshme, Meksika shënoi 6,476 raste të reja dhe 827 viktima.
Më shumë se 25,000 raste janë raportuar në universitete: Më shumë se 25,000 raste janë raportuar në universitete si shkak i virusit korona.Disa nga 37 shtetet në fjalë janë: Alabama, Arizona, California, Florida, Michigan, Mississippi, New York e shume vende tjera.
Hong Kong: Hong Kong do filloj të lehtësoj masat kufizuese meqenëse numri i rasteve ka filluar të bie./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN